EA bleu PopCap Games për 1.3 milijardë dollarë

Në përpekje për tu futur në tregun e lojrave shoqërore, Electronic Arts bleu Pop Games, krijuesit e Bejeweled Zuma dhe Plants vs Zombies. EA do të paguaje 650 milionë dollarë në kesh, 100 milionë në aksione, dhe 550 milionë varësisht nga suksesi i Popcap në 2 vitet e ardhëshme, ku çmimi mund të kalojë deri në 1.3 milijardë dollarë.
Për EA, u shpreh drejtori finansiar Erik Groun, me aktivizimin e Popcap mund të ndihmojë që ti konkurojnë kompanisë Zynga.
Zynga, një kompani e formuar para 4 viteve, lojrat e njohura e së cilës janë Farmville dhe MafiaWar është duke u pregaditur që të shesë këtë kompani publikisht, ku çmimi fillestar pritet të caktohet në 1 milijardë dollarë, ku mund të rritet vlera e kompanisë më pas në 20 milijardë dollarë, vlerë që është pothuajse 2 herë më shumë nga vlera e Electronc Arts për momentin.
“Në bashkpunim me EA, do të mundësojmë që lojrat tona dhe shërbimet të ofrojnë më shum argëtim për një audiencë globale”, thotë drejtori i PopCap, Dejvid Roberts.
PopCap është një nga kompanitë të cilat EA i kishte blerë 2 vitet e fundit, duke filluar nga Playfish, Firemind dhe publikuesin e Angry Birds, Chilingo.