Nintendo zgjeron shërbimin video edhe në SHBA

Pas njoftimit se Nintendo 3DS do të ofrojë shëshbimin video në Japoni, kompania konfirmoi gjithashtu se kjo do të jetë e vlefshme edhe për tregun amerikan, aty ku shitjet e Nintendos kanë patur një bum.
Lajmi, i bërë i ditur nga vetë kompania, erdhi pas nënshkrimit të marrëveshjes së Nintendos me kompaninë Netflix. Të gjithë përdoruesit e Nintendos në SHBA kanë mundësinë të shkarkojë falas këtë shërbim, por sigurisht që atyre u duhet një abonim në këtë kompani.
Shkarkimi i këtij aplikacioni është aktualisht i vlefshëm. Kjo është pjesë e një strategjie të re që Nintendo po synon të arrijë, krahas tregut të lojrave.