Nëse jeni biznesmen dhe puna juaj është në terren gjatë tërë kohës, atëherë një kompjuter i fort dhe që është i lehtë për tu përdorur do të jetë shumë efikas për ju.
Së paku kështu ka menduar Panasonic, me paraqitjen e tabletit të ri Toughbook H2 që bazohet në sistemin operativ Windows dhe ka një procesor Intel Core i5-2557M vPro me shpejtësi prej 1.7 Ghz.
Tableti në vete ka një peshë prej rreth 1.6 kg dhe ka një jetëgjatësi baterie prej 6.5 orësh, ndërsa në anë tjetër ajo mund të ndërrohet pa problem. Panasonic ka vendosur 4GB RAM dhe 320 GB HDD, që shërbejnë mjaft mirë për magazinim dhe performancë, e nëse klienti dëshiron atëherë ai mund të zgjedh edhe SSD me kapacitet prej 128GB.
Ekrani është 10.1 inç, përkrahë dual-touch me një digitzer dhe ekran të ndjeshëm në prekje, dhe përdorë teknologji TransReflective Plus që lejon ekranin të punojë pa ndriçuar fare ekranin në ambiente shumë të ndritshme.
Njësia ka edhe WiFi, Bluetooth, mbështetje për rrjetin 4G që do të paraqitet më vonë gjatë këtij viti në SHBA, kamerë 2MP, GPS, lexues RFID, etj. E çmimi... “vetëm” 3,500 dollarë.
0 comments:
Post a Comment