Uebfaqja e re Mega (upload) pritet të jetë funksionale në fillim të vitit 2013

Themeluesi i faqes Megaupload, Kim Dotcom, ka lajmëruar se do të lëshojë një faqe të re për shpërndarje të skedarëve të quajtur Mega, ku pritet të jetë funksionale në janar të vitit që vjen. Pavarësisht faktit që ai është duke u hetuar nga autoritetet amerikane për shkelje të të drejtave të autorit, Dotcom e ka bërë të qartë për Feds që ai nuk mundi të bëjë një tronditje.
Uebfaqja e tij e kaluar për shpërndarje të skedarëve ishte rrëzuar nga prokurorët, të cilët bënë kopjimin e të dhënave të vendosura dhe më pas ngriu pasuritë. Uebfaqja e re Mega, pritet të fillojë së funksionuari pas Vitit të Ri.
Ndërkohë Dotcom jeton në Zelandë të Re, në pritje të një vendimi për ekstradim që do të përcaktojë nëse ai do të dërgohet ose jo në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për t’u ballafaquar me akuzat për pirateri online, mashtrim dhe vjedhje parash.

Dotcom do të mbrojë faqen e tij të re nga zemërimi i autoriteteve amerikane duke e bërë të qartë për shërbimin në cloud dhe nuk do të përdorë ndërmarrje amerikane për hosting, domein, ndonjë ofrues amerikan të internetit apo ndonjë gjë tjetër me pullën postale të “Uncle Sam's” , raportoi Reuters.
Përdoruesit do të jenë në gjendje të kryejnë disa veprime
Përdoruesit do të jenë në gjendje që të ngarkojnë fotografi, audio, video dhe skedarë të tjerë, të enkriptojnë të dhëna dhe t’iu sigurojnë të tjerëve qasje me çelësa unikë të dekriptimit.
“Në të kaluarën, ruajtja e sigurt dhe bartja e informacionit të besueshëm, kërkonte instalimin e softuerit përkatës. Uebfaqja e re Mega enkripton dhe dekripton të dhënat e juaja në mënyrë transparente në shfletuesin tuaj, në fluturim", thuhet në ballinën e faqes. “Ju mbani çelësat e asaj që ju ruani në cloud, jo ne.”
Është e qartë që stafi dhe poseduesit e Megas nuk mund t’iu qasen të dhënave të enkriptuara që janë vendosur, duke mos e shfajësuar veten nga përgjegjësia për përmbajtjet e skedarëve.