Windows Phone 8, sistemi më i ri operativ për celularë, u prezantua këtë të hënë nga Microsoft-i.
Më lançimin e tij, kompania synon të hyjë më thellë në tregun e smartfonëve, duke marrë një pjesë të konsiderueshme të tregut të tyre. Microsoft ka munguar për disa vite nga tregu i smartfonëve, por analistët parashikojnë se prezantimi i këtij versioni të ri të Windows Phone, do t’i rikthejë gjigantët në biznes. Karakteristikat e reja të Windows Phone 8 u prezantuan në një event në San Françisko, nga Joe Belfiore, zëvendës president i kompanisë në sektorin e telefonëve, ndërsa shefi ekzekutiv, Steve Ballmer prezantoi pajisjet e reja që do të operojnë më këtë sistem. “Ka diçka që i veçon telefonat me Windows Phone dhe ajo është hardueri i ri tepër i fuqishëm”,- deklaroi Ballmer. Një nga telefonat më të përfolur gjatë javëve të fundit, që do të operojë me Windows Phone 8, është Nokia 920.
Ai është ndërtuar nga bashkëpunimi mes dy kompanive. Dy smartfonë të tjerë që u prezantuan nga Ballmer ishin Samsung Ativ S dhe HTC Windows Phone 8X. Të tre telefonat do të jenë të disponueshëm në Europë duke filluar nga kjo fundjavë, ndërsa në SHBA do të shiten përmes Verizon, AT&T dhe T-Mobile.
Çmimet dhe detajet mbi disponueshmërinë do të shpallen nga kompanitë telefonike gjatë javës tjetër. “Lançimi botëror i Windows Phone 8 sapo ka filluar”,- shtoi Ballmer. Një numër i madh aplikacionesh do të jenë të disponueshëm për platformën Softueri sjell një ekran fillestar të ndryshëm nga ato që kanë telefonat e Apple apo Android. Në këtë sistem të ri operativ ikonat janë zëvendësuar me paraqitjen me pllakëza, të ngjashme me atë në Windows 8 për kompjuterë. Belfiore tha gjithashtu se do të ketë një numër të madh aplikacionesh që do të jenë të disponueshëm për platformën, duke përfshirë versionet e Facebook, Twitter, Skype, Angry Birds, Urban Spoon si dhe versioni i Pandora-s për muzikë duke filluar nga viti 2013.
Përdoruesit e Windows Phone 8 do të kenë falas një abonim 1 vjeçar në Pandora.
Aktualisht numri i aplikacioneve të disponueshme është 120 000 dhe ky, theksoi Belfiore, është një progres i madh për ta. Ekrani fillestar do të përmbajë aplikacione, si ato që shfaqin rezultatet sportive, lajmet apo fotot e preferuara, në vend të një imazhi statik si në shumë celularë të tjerë.
Microsoft-i prezantoi gjithashtu edhe Data Sense, e cila i ndihmon përdoruesit të menaxhojnë hapësirën e të dhënave.
Belfiore tha se ky aplikacion, gjatë testimit, ka rezultuar shumë i suksesshëm, duke qenë se përdoruesit mund të kontrollojnë herë pas here limitin e të dhënave që kanë harxhuar dhe ta administrojnë më mirë kërkimin në ueb.
Megjithatë, ky opsion duhet të suportohet nga kompania telefonike. Verizon do të jetë e para që do ta ofrojë.
Analistët besojnë se Microsoft-i do të renditet i treti në treg, pas Apple dhe Google, me sistemin e ri operativ, duke filluar nga viti tjetër. Ata parashikojnë se smartfonët me Windows Phone 8 do të zënë 6.6 % të tregut, krahasuar me 1.8 % nga viti i kaluar.
Sipas IDC, në vitin 2016, Microsoft-i do të zotërojë 14.2% të tregut të smartfonëve, duke çuar Apple në 21.2% dhe Android në 58.6%. Tërheqja e sa më shumë zhvilluesve është çelësi i suksesit.
Microsoft ka ndërtuar një SDK (software development kit), e cila do të jetë disponibël përmes një programi, ndërsa Belfiore deklaroi se ditën e martë kompania do të prezantojë SDK-në pa pagesë për platformën.

0 comments:
Post a Comment