
Me 2.3 milionë euro, ky është çmimi me vlerën më të lartë monetare që ndahet në EvropëMira
Mezini, profesoreshë e informatikës në Universitetin e Darmstadtit,
Gjermani, është fituese e çmimit ERC Advanced Grant me shumën prej 2.3
milionë që e ndan Këshilli për Promovim të hulumtimeve shkencore
(European Research Council – ERC). Ky është çmimi me vlerën më të
lartë monetare që ndahet në Evropë. Me këtë shumë parash ajo planifikon
të vejë bazat për programimin softuerik të programit Cloud. Ky çmim
jepet nga Bashkimi Evropian prej vitit 2007. Shkencëtarëve që fitojnë
këtë çmim në fakt u ofrohen mjete për zhvillimin e projekteve bazike në
fushën e tyre të studimit. Me 2.3 milionët e fituar, profesoresha
Mezini planifikon hulumtimin e koncepteve të reja të programimit që janë
në përputhje me sfidat që paraqesin realitetet e "llogaritjeve në
Cloud". Në kuadrin e programit të saj PACE (Programming Abstractions
for Applications in Cloud Environments) Mezini do të ngre n jë ekip prej
7 shkencëtarësh që do të përpunojnë si bazat teorike ashtu edhe
prototipet e koncepteve të synuara të programimit. Mezini, 45 vjeçe,
ka studiuar informatikën në Universitetin e Tiranës ndërsa në vitin 1997
ka promovuar nüe universitetin Siegen, Gjermani. Pas tri vitesh të
kaluara në Northern University Boston, ajo hulumton nga viti 2000 në
Universitetin e Darmstadtit. Në vitet 2005 e 2006 ajo është
shpërblyer me çmimin IBM Eclipse Innovation Award. Ndërsa me çmimin ERC
Advanced Grant, Mezini bëhet shkencëtarja e parë e informatikës nga
Gjemrania që fition një çmim të tillë elitar.
Respekte Pro. mira Mezinit.
ReplyDeleteKam pat fatin te ndjek leksionet e saj.
Duhet te theksoni ne artikull se ka qene e ftuar edhe ne Shqiperi
per nje Workshop mbi Eclipse.