Fillestarët me Linux mund të provojnë Linux Lite 1.0.0

Për shkak se shumë persona përqendrohen më tepër në Ubuntu, Linux Mint, Fedora, dhe lloje të tjera të Linuxit , vëzhguesit e rastit nuk do të kishin faj nëse nuk do të kishin ide për qindra lloje të tjera të Linuxit që ashtu janë në dispozicion, secili lloj me një qëllim të caktuar dhe audiencë të caktuar në mendje.
Llojet e reja ofrojnë një freskim të ndërfaqes së Linuxit për desktop. Në të njëjtën ditë që Windows 8 debutoi, doli edhe Linux Lite 1.0.0, që është një lloj i ri i Ubuntus i synuar për ata që janë të rinj në Linux.
“I krijuar për tri arsye”
“Ky lloj ishte krijuar për tri arsye”,- shkroi Jerry Bezencon në lajmërimin zyrtar të bërë të premten.

“Njëra, për t’iu treguar njerëzve se sa e lehtë mund të jetë që të përdoret një sistem operativ i bazuar në Linux për të larguar mitet se sa të frikshëm janë sistemet operative Linux; dy, për të ndihmuar në vetëdijesimin për sistemet operative të bazuara në Linux; dhe tre, për të ndihmuar në reklamimin e këtij komuniteti.”
Linux Lite është i përshtatshëm posaçërisht për njerëzit që janë të rinj në Linux, shtoi Bezencon. Jeni kurioz të dini më tepër? Ja se çfarë mund të gjeni në këtë sistem të ri operativ.
1. Pesë vite mbështetje
Ubuntu Linux 12.04 “Precise Pangolin” është një lëshim me Mbështetje Afatgjate (LTS), duke e bërë atë si zgjedhje të popullarizuar, në veçanti për përdoruesit në biznese. E njëjta gjë tani shkon për Linux Lite 1.0.0, i titulluar me emrin kodues si “Amethyst”, që është bazuar në lëshim të Ubuntus.
2. Desktopi Xfce 4.8
Xfce është një ambient desktopi shumë i popullarizuar dhe i lehtë i Linuxit dhe Linux Lite 1.0.0 dhe përfshin Xfce 4.8, që ka një mori të veçorive të fuqishme.
3. Shumë aplikacione
Në mesin e shumë aplikacioneve që vijnë me Linux Lite janë: GParted, LibreOffice Writer, LibreOffice Calc, Firefox, Thunderbird për email, GIMP, XFCBurn CD/DVD burner, VLC Media Player, OpenJDK Java v6, Mumble Voice Chat, XChat IRC Client, Leafpad Text Editor dhe Xarchiver. Shumë pako të tjera mund të instalohen me një klikim duke shkuar në Menu, System dhe Install Additional Software.
4. Përditësime të lehta
Synimi për të bërë përditësimin e sistemit me një klikim të vetëm tani iu është mundësuar përdoruesve të Linux Lite, duke shkuar së pari tek menuja dhe pastaj tek Install Updates.
5. Ndihma me drajverë
Për shkak se instalimi i drajverave mund të jetë një problem shtesë posaçërisht për ata që vijnë nga Windowsi, Linux Lite ofron një zgjidhje të thjeshtë: Meny, Settings dhe pastaj Install Drivers.
Linux Lite tani është në dispozicion për t’u shkarkuar pa pagesë në versionin 32-bitësh me mbështetjen PAE; versioni 64-bit mund të vijë në të ardhmen, sipas projektit. Nëse vendosni që të provoni këtë version të ri, ju lutemi, na shkruani poshtë në komentet dhe reagimet tuaja për këtë sistem të ri operativ.