Dorkbot, virusi i Skype mëson gjuhë të reja

Një ekip kërkimi i Avast ka hulumtuar rreth Dorkbot, një virus i cili po i vinte në shënjestër përdoruesit e Skype.
Dhe nga disa kërkime u zbulua se ky "Malware" po dërgonte mesazhe në Skype që thonë “new profile picture message”, dhe nëse e klikoni atë link, virusi do të postonte të njëjtin mesazh në Facebook, Twitter dhe gjithashtu në disa shërbime të tjera, por kjo nuk është e gjitha.
Ky virus gjithashtu merr dhe informacionet e juaja personale nga uebfaqe të ndryshme si GoDaddy, Paypal dhe Netflix.
Virusi gjen lokacionin e përdoruesve
Por gjëja më e çuditshme e këtij virusi ishte se, hakerët të cilët e kanë zhvilluar dërgojnë mesazhet në 31 gjuhë, dhe virusi i gjen gjuhët me anë të GetLocaleInfo, gjë që gjen lokacionin e kompjuterit të përdoruesit dhe shkruan në gjuhën që flitet në atë vend.

Për arsye sigurie preferohet që të merrni ndonjë add-on në brouserin tuaj i cili ju tregon për linqe të rrezikshme, si WOT për Firefox apo diçka të ngjashme.