Specifikimet dhe fotot e smartfonit Samsung Galaxy S3 Mini

Ditën e enjte, Samsung-u do të mbajë një event ku do të prezantojë “vëllain e vogël” të Galaxy S3, të quajtur Galaxy S3 Mini.
Deri tani ka pasur shumë spekulime mbi specifikat, por më në fund kemi arritur të zbulojmë ato zyrtare së bashku me disa foto.
Ndoshta disa nga specifikimet e mëposhtme nuk do të jenë tepër surprizuese nëse keni ndjekur thashethemet e kohëve të fundit.
Një burim ka konfirmuar se ekrani do të jetë 4.0-inç Super AMOLED me rezolucion WVGA prej 800 × 480 pixels, do të ketë një kamerë 5-megapixel me një blic LED të dedikuar si dhe një kamerë VGA në pjesën e parme.
Nga ana e brendshme, ka 1 GB RAM dhe 16 GB memorie të brendshme së bashku me Wi-Fi N, Bluetooth 4.0, NFC dhe HSPA. Siç edhe pritet, do të operojë me Android 4.1 “Jelly Bean”.
Procesori, i cili ka qenë një nga karakteristikat më të debatuara deri tani, duhet jetë dual-core 1GHz.

Më poshtë gjeni specifikimet e plota:
Samsung Galaxy S3 Mini GT-I8190
Ekrani: 4.0 inç Super AMOLED me 800 × 480 pixels, 16.67 milionë ngjyra, ekran me prekje, multi-touch
CPU: STE U8420 dual-core 1.0 gigahertz
Standartet e wireless-it: HSPA 14.4/5.76 900/1900/2100, EDGE / GPRS 850/900/1800/1900

Kamera: 5 megapixel me auto focus dhe LED Flash, rezolucioni 2592 x 1944 pixels / VGA para
RAM: 1 GB
Memorie flash: 16 GB, vend për MicroSD card (max 32 GB)
Sistemi operativ: Google Android 4.1 “Jelly Bean”
Lidhje: MicroUSB port, 3.5mm Audiojack
Wireless: Bluetooth 4.0, WiFi a / b / g / n 2.4/5GHz, DLNA, NFC (UICC , opsionale)
Bateria: 1500 mAh
Përmasat: 121.55 x 62.95 x 9.85 mm
Materiali i jashtëm: Plastikë
Krahasimi me S3 4.8 inç.