Intel do të sjellë mbushjen me energji wireless për smartfon-ët

Tabletët dhe smartfonët në fakt janë pa kabllo, por kur ju harxhohet bateria, duhet ta keni mbushësin tuaj dhe një prizë muri për të për ta mbushur me energji elektrike pajisjen tuaj. Duke tentuar për t'u bërë sa më shumë të jetëe mundur "mobil", ne dëshirojmë rrugë të reja për mbushje pa qenë domosdoshmërisht të lidhur me murin ose në një pajisje më të madhe, si një kompjuter notebook. Sipas një raport të fundit nga Digitimes, Intel ka për qëllim që të promovojë teknologjinë autentike të tyren me mbushje të energjisë elektrike wireless në ultrabook dhe smartfon në gjysmën e dytë të vitit 2013.
Zgjidhja për mbushje wireless e Intelit përdor një ultrabook, teksa burimi fuqizues i çiftëzuar me softuerin i lidhur dhe një transmetues pa kabllo, të mbushë një smartfon.

Sipas të dhënave nga Intel, zgjidhja do të ofrojë konsumin më të ulët të fuqisë dhe nuk kërkon që telefoni të vendoset në një pozitë shumë specifike.
Softueri i përfshirë do t’ua mundësojë përdoruesve që të kontrollojnë funksione të caktuara, si testimet e pozicionimit, kontrollin e nivelit të mbushjes dhe diagnostifikimin e energjisë.
Intel dëshiron që përdoruesve t’ua mundësojë që t’i mbushë smartfonët vetëm duke i vendosur ata brenda një afërsie të një kompjuteri notebook. Pa rafte, pa ndonjë pozitë të posaçme të nevojshme.