Se platformat teknologjike të nivelit të lartë janë ende të dobëta
ndaj turbullirave të njëjta që ju ndodhin edhe të tjerëve, mund të
dëshmohet nga një varg stuhish që goditën shërbimet më të mëdha online
gjatë kësaj jave. Netflix, Instagram dhe Pinterest ishin në mesin e ndërmarrjeve më në zë që kanë pasur ndërprerje si rezultat i motit të ligë. Gjithashtu,
edhe gjiganti i shitjeve online, Amazon pranoi për Associated Press që i
ishin dëmtuar operimet e veta si rezultat i stuhive që ndodhën ditën e
shtunë. Problemet me ndërprerjet vazhduan deri në orët e vona, dhe
vetëm pas orëve të mesnatës këto shërbime arritën që të kthehen në
gjendjen normale. Ky mund të jetë një vetëdijesim për përdoruesit që të
mos i marrin si të garantuara shërbimet online. Kjo poashtu
paraqet një përkujtim që teksa çdokush kalon nga ngarkesa lokale në
cloud, gjithmonë këshillohet që të bëjnë një backup të të gjitha
materialeve, sepse kurrë nuk e dini se çfarë mund ta rrëzojë cloudin.
0 comments:
Post a Comment