Versioni i dytë shqip për iPhone

Ju kujtohet muaji prill? Eshtë pikërisht muaji kur iPhone-t e shqiptarëve filluan të flisnin gjuhën shqipe, dhe e gjitha kjo duke ju falenderuar stafit të iPhone-SHQ.com. Ky është vetëm një përditësim i versionit paraprak të gjuhës shqipe për iPhone, i cili kishte disa gabime në përkthim, në krahasim më versionin e dytë, i cili është shumë më i avancuar dhe punon vetëm në versionin iOS 5+, që do të thotë, mund ta përdorin përdoruesit e iPhone 3GS, dhe iPhone 4 të cilët përdorin versionet e reja të sistemit operativ iOS. Përkthimi i iPhone në gjuhën shqipe është mundësuar nga Ardit Krasniqi (ArditK) dhe Taulant Bytyqi (TaulantB). Këtu nuk po i përmendim udhëzimet e instalimit, por ju mund të vizitoni faqen zyrtare të iPhone-SHQ.com për ta kuptuar se si insalohet gjuha shqipe në iPhonen tuaj. Nëse ju pëlqen puna e stafit të iPhone-SHQ.com, atëherë ju mund t’i ndihmoni ata të ecin edhe më përpara, duke dhuruar donacione përmes shërbimit PayPal. Stafi i itshqip.com ju uron suksese stafit të iphoneshqip edhe në të ardhmen.