Acer prezanton Ultrabook Apire S7 me ekran me prekje dhe sistem operimi Windows 8

Acer njoftoi këtë javë për dy Ultrabookë të rinj me sistem operimi Windows 8 në Comutex. Të njohur si Aspire S7, të dy sistemet krakterizohen nga shasia prej alumini me një ekran full HD me prekje dhe që njihet ndryshe Ultrabook-u HD, më i hollë dhe më i vogël, me trashësi 12mm. Sistemi do të jetë i disponueshëm me ekrane 11.6 inç dhe 13.3 inç. Bateria e më të voglit arrin të mbajë deri në 9 orë, përfshirë këtu një tastierë të ndjeshme ndaj dritës që e rregullon dritën e tasteve automatikisht, në bazë të kushteve të ambjentit. Sistemi karakterizohet nga (siç e quan dhe Acer) sistemi i ftohjes Twin Air, që e mban temperaturën në një status të tillë që të jetë optimale për laptopin tuaj.
Sistemi 13.3 inç thuhet se mban deri në 12 orë bateri me të njëjtat karakteristika si e mëparshmja: sistemin e ftohjes dhe drita e tastierës. Laptopët do të kenë një proçesor Intel iCore të serisë Ivy Bridge, edhe pse versioni i saktë nuk u njoftua zyrtarisht. Ekrani në të dy sistemet mund të kthehet deri në 180 gradë, duke u shtrirë i tëri. Këto sisteme do të dalin pas 4 muajsh ose më shumë, kohë kjo që i nevjitet edhe Windows 8 për të dalë në qarkullim.