Telekomi britanik bllokon Ueb faqen e The Pirate Bay

Ofruesi i shërbimeve të Internetit në Britaninë e Madhe, British Telecom ka bllokuar Ueb faqen e The Pirate Bay, pas një urdhërese nga gjykata e lartë. Gjithsesi faqja pirate i'u kundërpërgjigj menjëherë këtij veprimi duke ndryshuar dhe duke shtuar dy adresa të reja. Në muajin prill, të gjithë ofruesit e shërbimeve të Internetit në Britani, u urdhëruan të bllokonin Ueb faqen e The Pirate Bay, pasiqë Gjykata e Lartë morri vendim se faqja pirate kishte shkelur të drejtat autoriale. Padia ndaj PTB ishte ngritur fillimisht nga grupi muzikor BPI. Gjithsesi, telekomi britanik kishte kërkuar kohë shtesë për të zbatuar vendimin e gjykatës për bllokimin e faqes, për shkak se kishte dëshiruar të vlerësonte implikimet rreth vendosjes së bllokadës.
"BT ka pranuar një urdhëresë nga gjykata e lartë për të bllokuar faqen e The Pirate Bay" tha zëdhënëzi i telekomit britanik. "Ne kemi filluar ta zbatojmë këtë urdhëresë." Përdoruesit do të hasin në një porosi "Gabim - Faqe e bllokuar" nëqoftëse përpiqen të hapin faqen. BT tha se i'u desh më shumë kohë për të bllokuar faqen, sepse kishte mësime për të mësuar nga bllokimet që i bëri Newbin, faqës së parë që i'u nënshtrua urdhëresës për bllokim nga gjykata.
TorrentFreak raporton se, sikur shumë ofrues tjerë të Internetit, BT nuk bllokon vetëm domenin standard, por edhe IP-në. Gjithsesi kjo nuk do të thotë që The Pirate Bay nuk mund të përdoret nga shfrytëzuesit pasi faqja pirate krijoi dy adresa tjera virtuale, pak minuta pasi ishin bllokuar të vjetrat. Gjatë kohës që faqja mund të përdoret edhe përmes pasqyrave (mirrors), një burim nga TPB i tha TorrentFreak se shtimi i adresave është një formë deklarative për të treguar sa e lehtë është të anashkalosh bllokimin e Ueb faqeve.