Nëse keni pritur që të ulen çmimet e disqeve SSD, atëherë ky është
një lajm shumë i mirë për ju. Specialistët e The Tech Report dhe
Camelegg kanë analizuar çmimet e SSD-ve dhe kanë arritur në përfundim se
ato janë ulur me rreth 50%. Kjo ulje vjen si pasojë e rivalitetit
midis Crucial, OCZ, Corsair dhe Samsung. E vetmja kompani që nuk uli
çmimet ishte Intel, e që ende vazhdon t'i mbajë ato në nivelet e
mëparshme për seritë 520 dhe 320. Duke ofruar konstantet 2.31$ për GB. Edhe me gjithë këto fakte, kërkuesit e The Tech Report zbuluan se shifra minimale e uljes së çmimeve është 46 përqind.
HDD-të
e vjetra ende vërtetohen se kanë një leverdi më të madhe në çmim, por
nëqoftëse SSD-të vazhdojnë me këto ritme atëhere gjendja do ndryshojë
totalisht. Analizat e plota të The Tech Report tregojnë disa të dhëna shumë interesante të cilat mund ti shihni në këtë link.
marvellous
ReplyDeletevery interesting