Vjen iOS 5.1.1

Apple ka lëshuar versionin e fundit të sistemit të vetë operativ iOS 5.1.1, version ky i cili sjell përditësime dhe korigjime gabimesh në versionin paraprak iOS 5.1.
Të gjithë ata që kanë iPhone, iPad dhe iPod Touch mund ta azhurojnë sistemin operativ të pajisjes së tyre drejtpërdrejtë nga iPhone, ose përmes iTunes.
Do të ju preferonim një përditësim përdoruesve që kanë pajisje origjinale të kalojnë nga iOS 5.1 në 5.1.1 pasi që 5.1 kishte disa probleme me kamerë HDR, AirPlay dhe Safari , ndërsa për ata që përdorin mjetet ilegale si Cydia, ende nuk ka asgjë konkrete rreth Jailbreak-ut të versionit 5.1.1, na mbetet të presim, kështu që mos bëni ndonjë përditësim.