Gimp 2.8 me veçori të reja

Zhvilluesit prapa editorit falas të fotografive, GIMP, më në fund kanë lëshuar një version të ri, GIMP 2.8. Përdoruesit janë shpërblyer për pritjen e tyre me një listë të gjerë të veçorive dhe përmirësimeve të reja.
Veçoria më e dukshme e re është pamja në një “dritare të vetme”. GIMP gjithmonë ka hapur një grumbull të dritareve – dritaren kryesore për editim, kutinë me vegla dhe opsionet për vegla. Duke u varur nga rregullimet e përdoruesve mund të paraqiten edhe gjysmëdritare. Përdoruesit ende mund ta hapin këtë rrugë nëse duan, por përdoruesit munden gjithashtu që ta mundësojnë një dritare të vetme që është e ngjashme me ndërfaqen për sfiduesit që kanë ofruar me vite.
Grupimi i “layers”-ave është një shtesë tjetër. Ndërtimi fotografive komplekse në GIMP ishte nganjëherë i vështirë sepse “layers”-at nuk mund të organizoheshin. Kjo mangësi tani është larguar me mundësi për grupime në struktura që mund të skriptohet përgjatë API-së së GIMP-it.

Përdoruesit do ta shijojnë librarinë e re të grafikëve për ruajtje më të mphretë, editimi i tekstit “on-canvas” që largon nevojën për një dritare të dytë, dritarja “dockable” për organizim më të lehtë të veglave dhe një përkufizim më i mirë në mes të opsioneve për ruajtje dhe eksport.
Për momentin një instalues është i mundshëm vetëm për kompjuterët që përdorin Windows XP SP3. Përdoruesit e Mac dhe Linux mund ta përdorin GIMP 2.8 duke e kompajlluar kodin stabil burimor ose të presin që instaluesit të bëhen të gatshëm në faqen e zhvilluesve.