Për projektin Tizen mbase keni dëgjuar vetëm për gjëra elementare.
Bëhet fjalë për një sistem operativ, të cilin Nokia e ka zhvilluar në
bashkëpunim me Intel dhe më vonë e braktisi për shkak se iu kthye
Microsoft-it dhe platformës Windows Phone. Ndërkohë Intel-i vazhdoi me
zhvillimin e tij dhe si partner zgjodhi kompaninë Samsung që rezultoi me
një projekt të ri me emrin Tizen Association. Edhe pse i gjithë
projekti deri vonë ishte i fshehtë, bëhet e ditur se Samsung po përgatit
një seri të pajisjeve të veta që do të punojnë pikërisht me këtë
platformë. Duke ditur se Tizen, ashtu sikurse Android është i bazuar në
Linux, në parim është platformë e hapur dhe së shpejti do të jetë në
dispozicion për të
gjitha palët e interesuara.
gjitha palët e interesuara.
Sipas lajmeve
më të reja që transmeton DigiTimes mësohet se edhe prodhues të tjerë
janë të interesuar për Tizen-in, kurse emri më i përmendur në mes tyre
është HTC, të cilët, sipas këtij burimi, po përgatitin për në fund të
këtij viti një pajisje të bazuar në këtë sistem operativ. Në mes të
prodhuesve që kanë shfaqur interesim janë edhe Acer dhe Asus, kurse
Tizen Asocacioni po merr mbështetje edhe të operatorëve celularë, siç
janë: NTT docomo, Orange, Vodafone, SK Telecom dhe kompanitë NEC,
Panasonic dhe Telefonica.
Siç mund ta vërejmë në botën ku
dominojnë iOS dhe Android është shumë e vështirë për eko-sistemet e
tjera të gjejnë rrugën deri te shfrytëzuesi i fundit, por përparësia e
Tizen është se ka mbështetjen për aplikacionet e Android-it që në
momentin e lansimit do të kishte praktikisht një “start fluturues”.
Nuk
duhet harruar fakti se Samsung si prodhues kryesor i telefonëve
celularë ka ambicie, të cilat mund të anashkalojnë bashkëpunimin e
deritanishëm me Google-n, duke u bazuar në atë se njerëzit kryesorë të
kompanisë Samsung disa herë e kanë përmendur mundësinë që kjo kompani ta
zhvillojë platformën e vet për telefona celularë.
Natyrisht, në
këtë moment është veshtirë të parashikohet zhvillimi i kësaj situate,
por duke marrë parasysh në potencialin e madh që deri më tani kemi parë
Tizen ka shanse të mëdha të bëhet gjiganti i ardhshëm në botën e
celularëve. Çfarë mendoni ju, a do kë ketë Tizen vetëm një rol episodik
apo në të vërtetë do të bëhet “The next big thing”?
0 comments:
Post a Comment