7 ueb faqe me lojëra dhe enigma për të ushtruar trurin

Në të shumtën e rasteve, lojërat kërkojnë përqëndrim dhe shkathtësi mendore, duke e bërë trurin tonë më të fuqishëm. Tani mund të gjejmë shumë lojëra argëtuese për të përmirësuar aftësitë tona kur bëhet fjalë për gjëra logjike. Janë disa lojëra që janë dizajnuar posaçërisht për të ushtruar trurin në ndihmë të funksioneve kyçe njohëse, duke përfshirë kujtesën, vëmendjen, funksionet ekzekutive, të menduarit dhe të arsyetuarit, perceptimi vizual etj., dhe njëkohësisht janë lojëra që mund të sjellin mjaft argëtim.
Ja lista e shtatë burimeve për ushtrime mendore:

Lumosity ndihmon trurin tuaj me 30 lojëra dhe ushtrime për tru. Ky aplikacion i uebit vjen në versionet falas dhe me pagesë. Lojërat që përfshihen kanë të bëjnë me shpejtësinë, kujtesën, vëmendjen, fleksibilitetin dhe zgjidhjen e problemeve. E tërë suita e lojërave është e hapur vetëm për abonuesit, ndërsa me një llogari pa pagesë mund të luani disa lojëra.
Sharp Brains për momentin është një blog që përmban tabe në industrinë e ushtrimit të trurit dhe shëndetin njohës. Kështu që në këtë faqe mund të gjeni shumë artikuj për shëndetin e trurit dhe përdorimin e veglave dixhitale për të zhvilluar muskujt tanë mentalë. Vargu i gjatë i lidhjeve (ang. links) me lojëra për tru, engima dhe iluzione do të mund t’ju mbanin të zënë përkohësisht.
Braingle është një uebfaqe e drejtuar nga komuniteti që thotë se ka përmbledhjen më të madhe të ngacmuesve të trurit, problemeve logjike, kuizeve dhe enigmave në ueb. Numri 20,000 është numër mjaft i madh.
Në Smart-Kit ju do të keni mundësi të luani me enigma dhe lojëra të ndryshme për trurin. Të gjitha lojërat janë bërë të jenë të sigurta për fëmijët dhe të dizajnuara për të stimuluar të menduarit e lirë dhe zgjidhjen e problemeve.
Ky ueb përfshin një uebfaqe për komunitetin dhe një kanal televiziv. Por, nëse ju dëshironi të qëndroni në këtë faqe, atëherë vargu i lojërave interaktive ngacmuese të trurit do të mund t’ju mbajnë të lidhur pas tyre.
Në këtë faqe, ju mund të gjeni disa lojëra që janë tërësisht të dizajnuara për ngacmimin e trurit.
Mind360 i ndihmon njerëzit që të rrisin dhe mbrojnë ushtrimin mental përgjatë platformës për ushtrime rreth njohjes mentale. Lojëra shumë të mira janë dizajnuar të ndihmojnë në fuqizimin e funksioneve kyçe njohëse, duke përfshirë kujtesën, vëmendjen, funksionet ekzekutive, të menduarit dhe të arsyetuarit dhe perceptimin vizual dhe të gjitha këto në rrugë shumë të kënaqshme.
Nëse dini ndonjë lojë tjetër të mirë për të ngacmuar trurin, atëherë mos ngurroni dhe tregoni në komente.