Microsoft sot publikoi lëshimin në qarkullim të një përditësimi
të vogël të Silverlight 5 në versionin 5.1.10411.0 në formën 32- dhe
64-bitësh për të gjitha platformat. Edhe pse përditësimi nuk sjell risi
funksionale që do të nënkuptonin ndryshime të mëdha, me të arrijnë disa
përditësime të sigurisë dhe korrigjime të problemeve.
Ky
përditësim sjell ndryshime në emërtimin e versioneve dhe vjen si “build”
version më i vogël, kështu që mund ti shkaktoj probleme aplikacioneve
të cilat kontrollojnë buildin, e jo tërë emërtimin. Risia më e madhe ka
të bëjë me ndryshimet e sigurisë rreth problemit TrueType i cili
paraqitet në produketet tjera sikur që janë Office dhe .NET framework.
Përditësimi i sigurisë do të zgjidh problemin që mund të shkaktohej nga
dokumentet caktuara që përmbajnë fonte TrueType.
Janë riparuar problemet
me Best Effort DRM që nuk verifikohej si duhet, problemet me
aplikacionet OOB të cilat përdorin të drejtat e administratorit dhe
problemet me licenca gjatë përditësimit të Silverlight 4 në versionin 5.
Në listën e korrigjimeve ndodhet edhe rastet e ndryshme të “ekraneve të
bardhë” te përdorimi i fonteve emërtimi i të cilëve fillon me shenjën
&, problemet me rrëzimin te kombinimet e caktuara të fonteve,
fokusin e TextBox dhe disa probleme me DRM dhe identifikimin e ID
shenjës harduerike.
Fatkeqësisht, përditësimi nga versioni 4 në 5 ende nuk është në dispozicion përmes Windows Update-it.
0 comments:
Post a Comment