Mozilla kundër Microsoft-it

Edhe një kufizim i ARM versionit të Windows 8 u gjet nën kritika të ashpra të konkurrentëve, e kësaj radhe bëhet fjalë për Mozillan e cila dëshiron që Microsoft të ndryshoj vendimin dhe të heq dorë nga politika e kontrollit total dhe parandalimin e konkurrencës në lidhje me tabletët ARM me Windows 8 ku duket se jo të gjithë do të kenë qasje në nivel të kënaqshëm të kontrollit.Në të vërtetë, derisa nisja e shfletuesve të tjerë në Metro mode është e lejuar, Microsoft nuk ka për qëllim të lejoj që i njëjtit të përdoren në mënyrë të duhur edhe në mod-in klasik të punës së Windows 8 në pajisjet ARM.
Në Mozilla janë të dëshpëruar dhe të hidhëruar për shkak të vendimit të këtillë, por shkak se mendojnë se nuk ekziston asnjë arsye përse shfletuesit tjerë përveç Internet Explorerit nuk do të funksionin në të njëjtën mënyrë si në desktop. Përkundër arsyetimit nga Microsoft që versioni ARM kërkon specifika të veçanta të sigurisë dhe të energjisë, nga Mozilla rikujtojnë edhe mundësinë e “presionit juridik” mbi Microsoftin, për të marrë kushte të njëjta në treg për Firefoxin. Në Microsoft refuzuan të komentojnë rastin.