Apple pritet që të riorganizojë aplikacionin e vet Maps në
përditësimin e ardhshëm madhor të sistemit të vet operativ për celularë,
iOS, duke u larguar nga shërbimi Google Maps për të ofruar zgjidhjen e
vet që do të ofrojë teknologjinë e paraqitjes në 3D të fotografive
reale. Duke
cituar burime anonime, me versionin e ri të Maps, John Paczkowski nga
All Things D raportoi gjatë ditës së sotme që veçoria e re pritet të
zublohet në Konferencën vjetore Mbarëbotërore për Zhvillues të Apple, e
cila pritet të mbahet nga 11 deri më 15 qershor në San Francisko të
Kalifornisë. Maps i ri pritet të dalë në një paraqitje që pritet të
bëhet gjatë kësaj ngjarje.
“Burimet e përshkruajnë aplikacionin e ri Maps si një sukses të disponueshëm të iOS që do të, në fjalë të njërit, ‘shkund kokën tuaj,’” shkroi Paczkowski. “Unë nuk jam shumë i sigurte se çfarë nënkupton ajo dhe burimi në fjalë ka mohuar të shpjegojë, por ngjason të jetë një referim të një teknologjie të fituar të Apple për hartim të fotorealisitkës në 3D kur bleu teknologjitë C3.”
0 comments:
Post a Comment