Me sa duket, Rovio Mobile ka arritur edhe një rekord të ri të
përdorimit të lojës së saj të famshme, Angry Birds, përkatësisht serisë
së re, Angry Birds Space, për të cilën ka thënë se ka arritur në 50
milionë shkarkime.
Për ta arritur këtë shifër masive të shkarkimeve të lojës,
kompanisë Rovio Mobile i janë nevojitur jo më shumë se 35 ditë, dhe ky
fakt e bën Angry Birds, lojën mobile me rritjen më të shpejtë në treg.
Në anën tjetër, përfaqësuesit e Rovio Mobile, duke shprehur
entuziazmin e madh për suksesin e serisë Angry Birds Space, kanë thënë
se janë duke u bërë gati për diçka edhe më të madhe.
“Qëndroni me ne, sepse diçka edhe më e madhe po vjen” kanë porositur përfaqësuesit e Rovio Mobile.
0 comments:
Post a Comment