Një aplikacion i ri për platformën mobile Android, i quajtur
Tawkon, do t’i eliminojë brengat e atyre që merakosen për valët
elektromagnetike të cilat telefoni mobil i dërgon në trurin tuaj.
Për më shumë, ky aplikacion mobil gjithashtu ju tregon se
kur preferohet që jut ë qëndroni larg pajisjes tuaj mobile për pak kohë.
Megjithatë, përdoruesit e telefonave të Apple, iPhone, nuk do ta kenë
këtë fat, pasi që krijuesit e këtij aplikacioni ishin refuzuar nga
ish-drejtori i Apple, Steve Jobs, i cili u kishtë thënë me email “nuk
jam i interesuar”.
Aplikacioni ju paralajmëron për nivelin e rrezatimit, sa herë që i
njëjti mund të jetë i lartë, duke marrë parasysh edhe çfarë po ndodh në
antenën e saj, si dhe ju këshillon për mënyrat se si mund ta zbritni
këtë nivel rrezatimi.
"Tawkon është një aplikacion i lirë i cili ju jep alarme kur nivelet e
rrezatimit mund të rriten, si dhe ju ndihmon për të reduktuar atë",
thonë krijuesit.
0 comments:
Post a Comment