Që nga dita e djeshme, ju keni edhe dy
vite të mbetura për të marrë mbështetje për kompjuterët që e kanë
sistemin operativ Windows XP. E njëjta gjë vlen edhe për Microsoft
Office 2003. Mirë, kjo nuk paraqet saktësisht kohën kur duhet të kthehet
kohëmatësi me rërë, por paraqet një përvjetor që shënon shuarjen e një
sistemi operativ që, për vite e vite, ende nuk është shuar. Dhe kjo
nënkupton që shumë ndërmarrje do të duhet që ta bëjnë një përditësim të
sistemit të tyre operativ.
Këta janë konsumatorët të cilët do të preken nga
kjo lëvizje. Nëse ju e keni një kompjuterit dhe ju e përdorni atë në
bazë ditore, mundësitë janë që ju personalisht nuk e keni sistemin
operativ Windows XP. Janë njerëzit që e kanë një zyre përplot me
kompjuterë që kanë qenë rezistues ndaj ndryshimit. Por ndryshimi mund të
jetë i mirë dhe XP është duke u bërë mjaft i vjetëruar. Këto janë
argumente të cilat janë ndërtuar me vite, por Microsoft ende vazhdonte
ta mbështeste sistemin e vet XP.
Por nuk do ta mbështesë edhe për një kohë të gjatë. Ndërmarrja ka marrë në vendim që zyrtarisht do ta ndalojë mbështetjen e vet për platformën XP, e po ashtu edhe atë Microsoft Office 2003, pas 8 prillit 2014. “Nëse ju ende nuk e keni bërë, ne shpresojmë që ju ta merrni këtë ndalim të mbështetjes si një mundësi për t’i shpërngulur PC-të tuaj në Windows 7 dhe Office 2010 kështu që biznesi dhe punëtorët tuaj janë më produktivë dhe më të sigurt,” thuhej një postim në blogun zyrtar të ndërmarrjes Microsoft të postuar gjatë ditës së djeshme.
0 comments:
Post a Comment