Anonymous sigurisht që gjatë kësaj jave është duke bërë turne. Së pari në Kinë, tani industria e teknologjisë dhe e telekomit.
Sipas Bloomberg,
Grupi i hakerëve ka marrë përgjegjësinë mbi shpatulla për udhëheqjen e
sulmeve DoS në dy uebfaqe që kanë të bëjnë me teknologjinë, USTelecom dhe TechAmerica.
Anonymous është raportuar duke i goditur këto faqe për shkak se këto
organizata mbështesin një akt për sigurinë kibernetike për të cilin disa
nga anëtarët e kongresit janë duke punuar që të miratohet.
Sulmet filluan gjatë ditës së djeshme kur
përdoruesit nuk kishin mundësi që të qaseshin në faqet, raporton
Bloomberg. USTelecom përfaqëson ndërmarrjet e telekomit, duke përfshirë
AT&T, Verizon dhe CenturyLink; dhe anëtarët e TechAmerica janë ndërmarrjet e teknologjisë si IBM, Microsoft dhe Apple.
Që të dy këto faqe thonë që teknikët janë duke
punuar për të rikthyer shërbimin për përdoruesit e tyre. Përveç
ndërmarrjeve të profilit të lartë që përfaqësojnë faqet, që të dy
organizatat treguan për Bloomberg që ata nuk mbajnë ndonjë informacion
të ndjeshëm.
0 comments:
Post a Comment