Rruga më e lehtë për ta rikthyer një
fjalëkalim të harruar në Windows është të përdoret një disk i krijuar më
parë për rikthim të fjalëkalimit. Ju mund ta krijoni një disk të
këtillë (në USB ose fllopi) brenda menyve të llogarisë së përdoruesit në
Windows duke e hapur Control Panel, duke përzgjedhur User Accounts dhe
duke klikuar Create a password reset disk në anën e majtë. Ju duhet ta
bëni këtë gjë me një kompjuter të ri; posa e keni diskun, ju mund ta
futni atë kur të paraqitet opsioni “Reset password” në hyrje të
Windowsit, duke ua mundësuar qasjen e serishme në sistemin tuaj.
Sidoqoftë, nëse nuk e keni një disk për rikthim të
fjalëkalimit dhe ju keni nevojë për të rikthyer fjalëkalimin tuaj për
Windows, ju mund t’i shihni hapat e poshtëtreguar.
1. Ndezni kompjuterin tuaj duke e përdorur diskun për instalim të Windowsit.
2. Pritni derisa të hapen skedarët për instalim dhe zgjidhni gjuhën që dëshironi. Klikoni Next.
3. Klikoni lidhjen Repair your computer në ekranit për instalim të Windowsit.
4. Përzgjedhni sistemin operativ për të rregulluar
dhe shkruani shkronjën e diskut në të cilin është i instaluar sistemi
juaj operativ (me siguri është C: ose D:). Klikoni Next.
5. Klikoni Command Prompt në pjesën e poshtme të listës së veglave për përpunim.
Tani ju keni nevojë për të mbishkruar Sticky Keys
të ekzekutueshëm me Command Prompt. Sticky Keys është një veçori që ia
mundëson një përdoruesi për të shtypur Shift, Ctrl, Alt, ose sustën
Windows njëkohësisht për të arritur efektin e njëjtë sikur mbajtja e
sustës poshtë. Rregullisht, shtypja pesë herë e Shiftit aktivizon Sticky
Keys – por me këtë truk, ju do të jeni në gjendje për ta aktivizuar
Sticky Keys nga Command Prompts në Windows.
Në udhëzimet e mëposhtme tregohet përdorimi i
shkronjës C: si një shembull. Nëse sistemi juaj operativ është i
instaluar në ndonjë disk tjetër, atëherë zëvendësojeni C: me shkronjën
përkatëse.
1. Në dritaren Command Promp shkruani copy c:\windows\system32\sethc.exe c:\ dhe shtypni Enter.
2. Shkruani copy /y c:\windows\system32\cmd.exe c:\windows\system32\sethc.exe c:\ dhe shtypni Enter.
3. Mbyllni Command Prompt dhe rifilloni kompjuterin. Në ekranin hyrës, shtypni Shift pesë herë. Do të hapet Command Prompt.
4. Shkruani net user emri i përdoruesit
fjalëkalimi, duke e zëvendësuar pjesën “emri i përdoruesit” me emrin
tuaj të përdoruesit dhe fjalëkalimi me një fjalëkalim të ri.
5. Dilni nga Command Prompt dhe hyni sërish duke e përdorur fjalëkalimin tuaj të ri.
Për të parandaluar ndonjë përdorues tjetër nga
shfrytëzimi i të njëjtit truk për të rikthyer fjalëkalimin, ju mund të
riktheni Sticky Keys si më poshtë:
1. Shkoni sipas hapave të lartshënuar për të ndezur
kompjuterin tuaj duke e përdorur diskun në të cilin është i instaluar
Windowsi, hapni veglat për rikthim dhe lëshoni Command Prompt.
2. Shkruani copy /y c:\setch.exe c:\windows\system32\seth.exe dhe shtypni Enter.
3. Dilni nga Command Prompt dhe rifilloni
kompjuterin. Duke e shtypur sustën Shift pesë herë do të aktivizohet
Sticky Keys në vend të Command Prompt. Ruajeni diskun tuaj në të cilin e
keni të instaluar Windowsin në një vendndodhje të sigurt.
Kujdes: Rikthimi i fjalëkalimit
duke e përdorur trukun Sticky Keys nënkupton që ju do të humbisni aksesin
në skedarët e enkriptuar dhe skedaret ne userin qe keni pasur me pare + filet ne desktop, e-mailat e enkriptuar dhe fjalëkalimet e
ruajtura për Internet Explorer dhe burimet e rrjetit. Mbani mend që të
bëni rregullisht një rezervim të të dhënave tuaja të rëndësishme.
0 comments:
Post a Comment