Mosha kufitare për regjistrim në rrjetin
Facebook është 13, kështu që veglat vëzhguese të ekspertëve të rrjetit
Facebook menjëherë e vërejnë një pjesëmarrës nën moshën 13 vjeçare dhe e
largojnë atë për një vit ose dy.
Por një studim i ri tregon që 38 për qind e fëmijëve në
Facebook nuk kanë moshën e cila lejohet me rregullat e rrjetit Facebook.
Ata janë të moshës 12 vjeçar ose më të vegjël.
Studimi i bërë nga një ndërmarrje e quajtur Minor Monitor tregon që 4 për qind e fëmijëve në Facebook janë 6 vjeçar ose madje edhe më të vegjël.
Nëse kjo sadopak i afrohet të vërtetës, ndokush
mund të bëjë pyetjen se sa prindër janë në dijeni ose në fakt brengosen
për këtë. 17 për qind e prindërve në këtë studim thanë që ata aspak nuk e
vëzhgojnë veprimtarinë e fëmijëve të tyre në Facebook – megjithëse më
shumë se gjysma e tyre pranuan që ata kanë hyrë në llogaritë e fëmijëve
të tyre vetëm për të parë se çfarë po ndodhte.
Natyrisht, pothuajse tre nga katër çerekët e
prindërve që kanë marrë pjesë në këtë hulumtim thanë që ata ishin të
shqetësuar për sigurinë e fëmijëve të tyre në Facebook. Atje fshihen
vjedhjet, sharjet dhe të gjitha llojet e karaktereve të pakëndshme në
faqen e vet. Si mundet që fëmijët kaq të vegjël të pritet të jenë aq të
përgatitur për atë me të cilën mund të përballen?
Por është një numër interesant për ata që brengosen
nëse Facebook është bërë thjesht një veprimtari e nënkuptueshme
automatike për njerëzit, si ushqimi ose shikimi i ndonjë emisioni
televiziv. 30 për qind e fëmijëve që kanë marrë pjesë në këtë studim
thanë që rrinë në Facebook për dy ose më tepër orë në ditë.
Disa mund të shqetësohen nëse kjo mund të pengonte përkushtimin e tyre në detyrat e shtëpisë.
Facebook thotë që i përjashton çdo ditë rreth 20,000 fëmijë të moshës nën 13 vjeçare.
0 comments:
Post a Comment