Pas thashethemeve të shumta, AMD edhe zyrtarisht publikoi çmime
më të ulëta për disa kartela grafike nga linja Radeon HD 7000. Përveç
Radeonëve të lirë, AMD me dy kartela jap pa pagesë edhe tri lojëra
kompjuterike, edhe pse oferta është për kohë të kufizuar.
Çmimet
e rinj të propozuara janë 479 dollarë për Radeon HD 7970 (70 dollarë më
pak nga çmimi fillestar dhe 20 dollarë më pak në krahasim me GeForce
GTX 680), 399 dollarë për Radeon HD 7950 (50 dollarë më pak se çmimi
fillestar) dhe çmimi më i ulët 139 dollarë për Radeon HD 7770. Ky i
fundit në kohën e paraqitjes ishte për 20 dollarë më i shtrenjtë, derisa
ulja e çmimeve fatkeqësisht nuk vlen edhe për HD 7800.
Akcioni promocional i AMD-së Three for Free vlen për blerësit e
kartelave 7970 dhe 7950, ndërsa përfshin lojërat Deus Ex: Human
Revolution (plus Missing Link DLC) dhe titujt e ardhshëm Dirt: Showdown
dhe Nexuiz.
0 comments:
Post a Comment