Zalman së shpejti nis me shitjen edhe të një kartele tjetër
grafike nën emrin e vet të tregut, kësaj radhe të bazuar në Radeon HD
7950.
Kartela ka emrin Zalman HD-7905Z dhe ka natyrisht
ftohësin nga Zalman që ka dimensione bukur të mëdha, kështu që e tërë
zgjidhja në shtëpizë zë tri sllote PCI – praktikë kjo të cilën në ditët e
fundit po e aplikojnë gjithnjë e më shumë prodhues të kartelave të
modifikuara grafike nga segmenti i epërm i tregut.
Ftohësi VF3000 nga Zalman ka gypat e nxehtësisë të punuara nga bakri
dhe dy ventilatorë me ndriçimin LED, e në punë e mban GPU-në në
temperaturat edhe deri në 20 shkallë Celsius më të ulëta në krahasim me
ftohjen referente. Taktet e punës së kartelës gjithashtu janë të
barabartë me kartelën referente Radeon HD 7950, që në kombinim me
ftohjen kualitative sugjeron potencial të madh për overclock. Kompania
po e përgatit edhe versionin e kartelës me overclock nga fabrika, e
çmimi i këtij modeli nuk është publikuar.
0 comments:
Post a Comment