Photoshop CS6 për 64 bit

Adobe javës që shkoi të gjithë të interesuarve ua mundësoi shkarkimin e beta versionit të Photoshop CS6.
Versioni i ri i programit të njohur për përpunimin e fotografive ka ndërfaqen e re dhe veglat e ridizajnuara, performanca më të mira, mundësinë e ritushimit më kualitativ të pjesëve të fotografive varësisht nga pjesa e mbetur e fotografisë dhe një mori të mundësive të tjera.
Ndryshimet kanë të bëjnë edhe me platformat e përkrahura – në Windows versioni 32-bitësh është me mundësi të kufizuara është në dispozicion për Windows XP, derisa versioni për kompjuterët Mac është vetëm 64-bitësh. Kjo nënkupton se Photoshop CS6 nuk do të mund të përdoret nga pronarët e Mac-ëve më të vjetër me procesorët 32-bitësh të Intelit, derisa kushti minimal për sistemin operativ është Snow Leopard (OS X 10.6.8).

Risi ka edhe në platformën Windows, kur është larguar përkrahja zyrtare për Vistan, kështu që Adobe preferon Windows XP (për versionin 32-bitësh) dhe Windows 7 me së paku 1 GB memorie punuese. Përveç përkrahjes së plotë 64-bitësh, Adobe pohon se CS6 është i optimizuar edhe për procesorët modern shumëbërthamësh. Versioni final i Photoshop CS6 në treg pritet të paraqitet më vonë gjatë vitit, ndërsa versioni beta mund të shkarkohet nga faqet zyrtare.