Faqja e tretë më e famshme në botë, YouTube.com, e cila edhe në
vendin tonë është shumë e përdorur nga të gjithë shfrytëzuesit e
internetit, së fundmi duket se ka pësuar një ndryshim shumë pozitiv,
mirëpo vetëm për ata që internetin e tyre e kanë të lidhur me IPKO ne Kosove. Pas
disa testimeve të bera për ta matur ndryshimin e
shpejtësisë në YouTube, është parë se shkarkimi i videove ndodh shumë më
shpejtë sesa më parë.
Më saktë, në kete testim është vërejtur se gjatë lëshimit të parë të videos, e njëjta fillon me shpejtësi më të mirë, të përmirësuar por megjithatë normale, ndërsa herën e dytë kjo video shkarkohet me një shpejtësi maksimale, e cila është vërejtur edhe nga përdoruesit e shumtë të internetit nga IPKO, të cilët po e komentojnë këtë ndryshim në rrjetet e ndryshme sociale.

Për t’i konfirmuar keto testime dhe shpejtësinë e re me të cilën hapen
videot e faqes YouTube, zyrtarët e
kompanisë IPKO, kanë refuzuar të komentojnë, pa e mohuar se
një gjë e tillë është duke ndodhur.
Përdoruesit e shumtë të internetit nga IPKO me siguri se do ta testojnë
edhe vet ndryshimin në YouTube, ndërsa ne presim na lexuesit tanë që
komentet e tyre t’i ndajnë me ne.
edhe mua me ndryshoi pasi kam llogari ne Youtube
ReplyDelete