Versioni i ri i radhës i shfletuesit
Firefox vjen me diçka për çdokënd. Zhvilluesit do të marrin një vegël të
re për 3D për të virtualizuar kodin drejtpërdrejt në ueb, ndërsa
mundësia për sinkronizim të shtojcave përfshin më tepër se sa vetëm
zhvilluesit.
Mundësia për sinkronizim të shtojcave dhe dy
vegla të reja për zhvillues janë gjërat kryesore që përfshihen në
lëshimin gjatë e versionit 11 të shfletuesit Firefox. Versioni i
qëndureshëm i shfletuesit që mund të shkarkohet tani, Firefox 11 (shkarkoni këtu për Windows , Mac dhe Linux)
ua mundëson që t’i përdorni të njëjtat shtojca (ang. add-ons) përgjatë
shumë desktopëve. Teksa kjo mundësi ka qenë e mundshme në Google Chrome
që nga fundi i vitit 2010, futja e kësaj mundësie ka qenë e pabarabartë.
Do të ishte interesante të shihet se si Firefox arrin ta bëjë këtë gjë.
Ju mund ta bëni sinkronizimin e shtojcave nga tabi Sync në dritaren
Options.
Një përfaqësues nga Mozilla i tregoi CNET që nuk do
të ketë gjatë ditës së djeshme ndonjë përditësim madhor për versionin
për Android të Firefoxit. Megjithëse versioni për celularë i shfletuesit
ka qenë në të njëjtin qark prej gjashtë javëve të lëshimit të versionit
për desktop, vendimi i Mozilla për ta ndërruar në një ndërfaqe më
autoktone për Android e ka penguar lëshimin e përditësimit që nga muaji
janar. Së bashku me mundësinë për sinkronizim të shtojcave, Firefox tani
i bën vetvetiu të përshtatshme shumicën e shtojcave.
Firefox 11 shton gjithashtu dy opsione të reja në
shiritin e veglave të zhvilluesve. Opsioni i parë, që veç u cek më
lart, ka të bëjë me mundësinë për shikimin në 3D të faqes dhe ky opsion
është quajtur Tilt. Për
dallim nga “View Source”, Tilst është një mundësi e fuqizuar me WebGL që
paraqet dukjen e një kodi të papërpunuar ngjashëm sikurse që do ta
shohë publike kur të dalë drejtpërdrejt në faqe. Mozilla thotë që kjo do
të ndihmojë në paraqitjen e lidhjes në mes të përvojës në faqe dhe
kodit.
Tilt mund të lëshohet duke zgjedhur 3D në View në Page Inspector.
Ju mund ta lexoni lëshimin e plotë nga Mozilla duke klikuar këtu.
0 comments:
Post a Comment