Sigurisht se e dini çka është Temple Run? Loja unike që po mahnit të
gjithë poseduesit e iPhone, bile edhe ata të Android, por fati i
poseduesve të iPhone erdhi edhe për përdoruesit e Android-it.
Temple Run ishte shkarkuar nga 6 për qind e popullsisë së Amerikës,
kur përdoruesit e Android rrinin duarkryq dhe pritnin kur ndonjëri prej
shokëve të tyre të lodhej duke luajtur e t’ia ipte të paktën një lojë
Temple Run në iPhone.
Ndërsa e gjithë kjo do të ndryshoj kur zhvilluesit e lojës Temple Run
ta lansojnë versionin për Android. Sipas kompanive të ndryshme të
lojrave, pritet që Temple Run të thyej rekorde të reja dhe të afrohet
tek suksesi i Angry Birds.
0 comments:
Post a Comment