Në ngjarjen e cila po mbahet në San Francsiko, Apple ka prezantuar
versionin më të ri të sistemit operativ iOS, version ky i cili ka
sjellur edhe mbështetje për gjuhën japoneze në Siri, asistentin e zërit
për iPhone 4S.
Lajmi për lansimin e iOS 5.1 është përfolur që disa javë, por tani
është zyrtare. CEO i Apple Tim Cook e prezantoi atë, por tha se iOS 5.1
nuk është ende në dispozicion për shkarkim.
Thuhet se Apple është duke testuar edhe iOS 6, por asgjë nuk është zyrtare.
0 comments:
Post a Comment