Avast tani ka lëshuar versionet
përfundimtare të prodhimeve të tyre për siguri gjatë vitit 2012 – Avast
Free Antivirus 7, Pro Antivirus 7 dhe Internet Security 7. Versioni i ri
del më pak se tri javë pas lëshimit të versionit testues beta të këtij
softueri.
Avast ka shpërngulur bazat e të dhënave me përkufizime për
viruse në cloud për t’iu ofruar përdoruesve përditësime në kohë reale.
Në vend se të jetë nevoja për përditësim të pakove, përkufizimet tani
përditësohen sapo krijohen. Kjo e përmirëson sigurinë duke e zvogëluar
kohën që nevojitet për të përditësuar bazat e të dhënave në kompjuterët
personalë të klientëve.
Veçoria e dytë e re është një sistem për reputacion
të skedarit që ofron informacione për një skedar tek përdoruesi pëpara
se të hapet dhe përdoret gjithashtu për procesin e brendshëm të marrjes
së vendimeve.
Një veçori për ndihmesë nga largësia është shtuar
tek të gjitha versionet 7 të Avast. Kjo i jep dikujt tjetër kontrollin
mbi kompjuterin tuaj, që mund të jetë gjë e dobishme për mbështetje
teknologjike për shembull.
Nëse ju keni njohuri për teknologji dhe jeni i
vetmi i këtillë në familjen tuaj, ju do të mund të qaseni nga larg në
kompjuterët e tjerë për t’i zgjidhur problemet duke mos qenë i
pranishëm në vendin e caktuar.

Ky version funksionon për versionin testues për
zhvillues të Windows 8. Janë disa veçori shtesë të programit që nuk
përfshihen në versionin pa pagesë si sandbox automatik dhe modulin për
sandbox për shfletues. Avast i shpërngul programet e dyshimtë
automatikisht në një sandbox ku analizohet sjellja e programit.
Versioni pa pagesë i Avast Antivirus i mbështet të
gjitha fushat në kohë reale të programit me të cilin ngarkohet, i
përshtatshëm me të gjitha versionet 32-bit dhe 64-bit të Windows (duke
përfshirë versionin testues për Windows 8 Beta) dhe një opsion si
rregullues i instalimit që siguron që Avast Antivirus mund të instalohet
pranë softuerit tjetër për siguri si një vijë dytësore e mbrojtjes në
sistem.
0 comments:
Post a Comment