Duke i ndjekur raportet që aplikacionet
për iOS kanë qasje tek fotografitë e ruajtura në pajisje derisa
poseduesi i pajisjes e pranon përdorimin e të dhënave për vendndodhje,
New York Times raporton që aplikacionet për Android e thyejnë këtë pjesë
të privatësisë edhe më tepër.
Sipas këtij raporti, aplikacionet e zhvilluara për sistemin
operativ të Google nuk kanë nevojë për leje për të marrë qasje tek
fotografitë përderisa ato e kanë dritën e gjelbër për t’u qasur në
internet. Këto fotografi mund të kopjohen dhe vendosen tek një server
teksa përdoruesi të mos kuptojë gjë për këtë.
Ndërmarrja e sigurisë e njohur për antivirusin e
vet për Android e zbuloi këtë të metë të tmerrshme. “Ne mund të pranojmë
që nuk ka leje të veçantë të kërkuar për një aplikacion për të shikuar
fotografitë,” tha Kevin Mahaffey, i cili është CEO i ndërmarrjes
Lookout. “Kjo është e bazuar në zbulimet e Lookout në të gjitha pajisjet
që ne i kemi testuar.”
Për të treguar se si fotografitë janë të
pambrojtura në një pajisje që e përdor sistemin operativ Android, Ralph
Gootee, i cili është zhvillues në Android dhe CEO i ndërmarrjes Loupe,
krijoi një aplikacion të thjesht që prodhonte një lajmërim vetëm kur
kërkohej qasja në internet – qasja tek fotografitë nuk kërkohej. Sapo
përdoruesi e instalonte aplikacionin dhe e vendoste këtë aplikacion,
aplikacioni fshehtas shkonte tek follderët e fotografive, rigjente
fotografinë e përdorur më së fundi dhe e ngarkonte në një faqe publike
për ngarkim të fotografive. Gjëja e mirë është që ky ishte vetëm testim.
Google ka pranuar këtë hapësirë në leje dhe tha që
do ta merrte parasysh “ndërrimin e qasjes së vet”. Problemi në fakt
buron tek pajisjet e para smartphone që e përdornin sistemin Android që
do të mund të vendosnin fotografitë në një disk me mundësi të
transportueshëm. Kjo e ndërlikoi çështjen e qasjes tek fotografitë,
veçanërishst kur shumë disqe erdhën në lojë, kështu që Google zgjodhi
thjesht të dizajnojë lejet e aplikacioneve me mungesë të kufizimeve sa i
përket qasjes tek fotografitë.
0 comments:
Post a Comment