Microsoft ka treguar hollësi rreth
versionit 10 të shfletuesit Internet Explorer për Windows 8, i cili do
të përqafojë plotësisht estetikën e njëjtë “Metro” ashtu siç do ta bëjnë
edhe produktet e reja që pritet të vijnë.
Sipas një postimi të ri nga ndërmarrja, Microsoft e ka konstruktuar Internet Explorer 10 në pajtueshmëri me Windows 8.
Internet Explorer 10 në Windows 8 e përqafon
estetikën e njëjtë “Metro” që dukshëm i përkufizon produktet e Microsoft
nga Windows 8 deri tek paneli i riorganizuar në Xbox. Ai ka qenë i
rregulluar që të jetë i ndjeshëm në prekje dhe për hyrje të miut dhe
tastierës. Duke qenë kështu, shfletuesi më i ri përputhet me rrugëtimin e
gjatë të ndërmarrjes Microsoft për t’i bërë kontrolluesit dhe kornizat
që të zbehen në sfond, duke e sjellë përmbajtjen e uebit në qendër.
Shfletuesi tani ndërlidh shumë nga gjestikulacionet familjare tashmë tek të gjithë ata që ndonjëherë e kanë shfletuar uebin në një celular. Sipas një raporti të paraqitur në blogun “Building Windows 8” më 13 mars, këto gjestikulacione përfshijnë “reagueshmërinë ngjitu në gishtin tënd i mbështetjes për prekje për rrotullim dhe zmadhim brenda dhe jashtë përmbajtjes.”
0 comments:
Post a Comment