Pas beta versionit të AMD-së të Catalyst për Windows 8 edhe
Nvidia paraqiti programet e rinj drejtues për sistemin e ardhshëm
operativ të Microsoftit.
Driverët 296.71 të Nvidias i
dedikohen Windowsit 8 (respektivisht versionit Consumer Preview i cili
është aktual) dhe procesorëve grafik GeForce dhe Quadro për kompjuterët e
tavolinës dhe ata portativ.
Sipas fjalëve të kompanisë, driverët janë kompatibil me Windows
Display Driver Model (WDDM) v1.2 të pranishëm në Windows 8, e në të
njëjtin sistem operativ ofrojnë përkrahjen për Nvidia 3D Vision dhe 3DTV
Play. Programet e rinj drejtues në versionin për shfrytëzuesit e
Windows 7 dhe XP-së kanë shënimin 296.10 dhe nuk kanë kurrfarë risi në
krahasim me versionin e përparshëm (295.73), që solli rritje të
përformancave në lojërat e popullarizuara siç janë Skyrim dhe Mass
Effect 3.
Të interesuarit versionin e ri të driverëve për çipat e Nvidias mund ta kërkojnë në faqet zyrtare.
0 comments:
Post a Comment