Apple ka njoftuar versionin e ri të shfletuesit të vetë Safari 5.1.4
që tashmë është në dispozicion për Windows si dhe Mac. Sigurisht se çdo
përditësim i softuerëve bëhet për sjelljen e përmirësimeve të reja, dhe e
njëjta mund të thuhet edhe për Safari 5.1.4, version ky i Safari që ka
sjellur shpejtësi dhe stabilitet.
Azhurimi i Safari 5.1.4 tani bëhet shumë më lehtë dhe pa pasur nevojë
t’i ruani ndryshimet e bëra. Përmirësime të tjera përfshijnë edhe
përformancën më të mirë të JavaScript, përmirësim në fushën e kërkimit,
konfigurimin e rrjetit, ruajtjen e lidhjeve PDF etj.
Ajo ka një madhësi prej 44.71 MB, që nuk është shumë e madhe për kompjuterin tuaj.
0 comments:
Post a Comment