Para pak kohësh, Facebook ka prezantuar dizajnin e ri të
profilit të përdoruesve të saj, të njohur si Facebook Timeline, të cilin
rrjeti social më i madh në botë ka thënë se do ta aplikojë tek të
gjithë përdoruesit e saj, duke filluar nga dita e sotme.
Edhe
pse shumë njerëz tashmë kanë aplikuar Facebook Timeline në profilet e
tyre, edhe ata që nuk e kanë bërë një gjë të tillë tashmë do të jenë të
detyruar të transferohen në dizajnin e ri të profilit, në mënyrë
automatike.
Gjatë muajit shtator të vitit të kaluar, Facebook Timeline ishtë
lëshuar për herë të parë si projekt testues, dhe deri më sot,
përdoruesit e këtij rrjeti social kanë pasur mundësi të zgjedhin nëse e
duan një profil të tillë, mirëpo sot është dita e fundit për ta përdorur
profilin personal në dizajnin e fundit. Shkruani komentet tuaja ne lidhje me Facebook Timeline.
0 comments:
Post a Comment