Kompania e cila prodhon pajisjet smartphone Blackberry do të tërhiqet nga tregu.
Çfarë
ndodhi është se Research In Motion (RIM) ka vendos të ripozicionohet në
treg, respektivisht të tërhiqet nga tregu i konsumit të gjerë, që
përfshin shfrytëzuesit e zakonshëm, dhe të përqendrohet në tregun
afarist, transmeton BBC.
Shitja e pajisjeve BlackBerry ka përjetuar një rënie gjatë çerekut të
parë të këtij viti, respektivisht i ka sjellë kompanisë humbje në vlerë
prej 124 milion dollarë, me cilën gjë në RIM aspak nuk janë të kënaqur.
Vitin e kaluar në të njëjtën periudhë, RIM pati shënuar profit prej 934
milion dollarë, që paraqet dallim prej më shumë se një miliard dollarë,
kështu që ky vendim është mjaft i logjikshëm.
iPhone dha pajisjet smartphone të bazuar në Android, thjeshtë janë
bërë konkurrent shumë të fortë për BlackBerryn dhe po shënojnë rezultate
dukshëm më të mira të shitjes, e në treg po kthehet edhe lojtari i
vjetër Microsoft. BlackBerry për shkak të kësaj duhet të kërkoj fatin e
vet në botën e afarizmit.
0 comments:
Post a Comment