Në blogun e vet Building Windows 8, Microsoft gjerë e gjatë publikoi detajet rreth integrimit të SkyDrive në Windowsët e rinj.
Në
desktopin klasik do të marrim integrimin e vërtetë siç ofrohet nga
Dropbox (e jo vetëm ueb aplikacionin siç është rasti deri me tani). Në
kompjuter do të zgjidhet një lokacion (drive ose disk) i cili do të
sinkronizoj tërë përmbajtjen me të dhënat në re.
Gjithashtu, për tu përgjigjur në kërkesën e popullarizuar të
shfrytëzuesve, në Microsoft kanë mundësuar vendosjen e fajllave me
madhësi deri në 2 GB.
Në ndërfaqen Metro SkyDrive do të ketë aplikacionin e vet. Por,
ndoshta edhe më me rëndësi, është se të gjitha aplikacionet Metro do të
mund ti qasen të dhënave në re pa pasur nevojë për zhvillimin e
funksionaliteteve tjera. Më në fund, përmes ndërfaqes së ueb
aplikacionit do të mund të qasen të gjitha të dhënat në një kompjuter në
largësi.

0 comments:
Post a Comment