Në përvjetorin e shtatëmbëdhjetë të Apache është publikuar
versioni i ri i madh i këtij softueri të popullarizuar, i cili është një
nga elementet më të rëndësishëm të uebit bashkëkohorë.
Versioni
2.4, sipas autorëve (Apache Software Foundation) sjell disa risi,
realizon performanca më të mira nga versionet e mëparshme dhe shpenzon
më pak resurse.
Versioni i ri ofron sistemin e moduleve multiprocessing (MPM, vendos
cilët procese dhe degë do të marrin më shumë e cilat më pak kohë
procesori), ku MPM mund të përzgjidhet gjatë punës së Apache, për
ndryshim nga versioni i mëparshëm, ku Apache duhej bërë build me modulin
e dëshiruar.
Apache përndryshe në kohë të fundit pati një konkurrent të ri,
serverin nginx i cili është open-source HTTP/SMTP/POP3/IMAP, me të cilin
administratorët kishin filluar të zëvendësojnë Apachen për shkak të
performancave më të mira. Me versionin 2.4 Apache shpreson të ndaloj
këtë trend.

0 comments:
Post a Comment