Ekziston një softuer falas, i cili ju mundëson të instaloni iOS 5 në
iPhone 2G, iPhone 3G, iPod Touch 1G dhe iPod Touch 2G pa pasur nevojë të
bëni jailbreak.
Në këtë version ju fitoni të gjitha tiparet që gjenden në iOS 5, duke
filluar nga iCloud (normalisht fals, i lidhur me Dropbox), meny të
reja, opsione të reja. Por duhet të jeni në dijeni se ky version iOS 5
është version i rremë i kopjuar nga iOS 5 origjinal. Pra ju nuk keni një
iOS 5 legal, i gjithi është vetëm përshtatje në iOs 3.1.3 pasi që iOS 5
nuk funksionon në iPhone 2G/3G dhe iPod Touch 1G/2G.
E gjitha që ju duhet të bëni është të shkoni tek whited00r.com/download,
të zgjidhni modelin e pajisjes tuaj dhe ta shkarkoni iOS 5 për pajisjen
tuaj.
Pas shkarkimit, hapeni fajllin e shkarkuar nga arkiva .zip,
lidheni pajisjen tuaj me kompjuter, hapeni iTunes, klikoni tek pajisja
juaj që shfaqet në anën e majtë të iTunes, pas këtij hapi shkoni tek
butoni Restore dhe klikoni:

Pastaj hapet një dritare tek e cila duhet të gjeni IPSW e shkarkuar
më parë, prisni derisa i tërë procesi të përfundoj, në fund pajisja juaj
bëhet reboot dhe ju keni instaluar iOS 5 me sukses.
Poashtu mbani në mend se me instalimin e iOS 5 në pajisjen tuaj me
anë të Whited00r ju nuk keni qasje në App Store e as në Qendrën e
Njoftimeve.


0 comments:
Post a Comment