Sipas informatave që transmeton The Verge, beta publike (ose
Consumer Preview) i Windows 8 do të sjellë një risi “interesante” –
desktopin pa butonin Start.
Screenshoti i publikuar nga ajo
që sipas pohimeve është buildi më i ri (8220) në mënyrën e punës desktop
ka taskbarin vetëm me ikonat e aplikacioneve. Në versionet më të
hershme të Tetëshes butoni Start ishte i “metroizuar” si nga dukja po
ashtu edhe nga funksionaliteti. Në versionin e ri funksionaliteti i
menysë Start do të zëvendësohet nga ndërfaqja e re për kalimin nga
mënyra e punës Metro në atë desktop, e deri te ajo do të arrihet me
vendosjen e miut në këndin e caktuar të ekranit.
Beta e Windows 8 pritet të paraqitet kah fundi i muajit. Natyrisht,
përveç reaksioneve të testuesve, një numër i madh i gjërave ende mund të
ndryshoj.



0 comments:
Post a Comment