Symantec siguron pcAnywhere

Ndërmarrja Symantec tha që është i sigurt përdorimi i softuerit të vet pcAnywhere për qasje nga larg në kompjuterët personalë, pasi që gjatë javës së kaluar kishte kërkuar nga përdoruesit që ta ndalin prodhimin për shkak të rrezikut të madh nga të ndonjë hakim i mundshëm.
Ndërtuesi i softuerëve ndërmori hapin e pazakontë duke i paralajmëruar përdoruesit për ndalimin e përkohshëm të përdorimit të prodhimit pasi një hetim kishte përcajtuar që disa pjesë nga kodi burimor ishin vjedhur në vitin 2006.
Symantec më 25 janar tha që vjedhja i kishte vendosur përdoruesit e të gjitha verisoneve të prodhimit në një rrezik më të madh nga humbjet e mundshme të të dhënave për shkak të ndonjë hakeri.

Ndërmarrja ka përcaktuar që ishte i sigurtë versioni i tanishëm i prodhimit, pcAnywhere 12.5 përderisa ishte përditësuar me një arnim të sigurisë të lëshuar më 23 janar, tha zëdhënësi i ndërmarrjes, Brian Modena gjatë të hënës.
Symantec është duke ofruar përditësime pa pagesë në versionin 12.5 nga pcAnywhere për të gjithë përdoruesit e vet, megjithëse ata që i përdorin versionet e vjetra nuk janë të kualifikuar për mbështetje, tha ai.