Hitachi GST lëshoi në shitje versionin më të shpejtë të diskut
për kompjuterët e tavolinës me kapacitetin prej 4 TB. Hitachi Deskstar
7K4000 ka Advanced Format me sektorët me madhësi prej 4K, ndërfaqen SATA
6 Gbps dhe 64 MB cache.Disku është i përbërë nga pesë
pllaka 800-gigabajtëshe të gjeneratës së mëhershme me dendësi të
shkrimit prej 446 GB për inç katrorë (qysh tani janë paraqitur pllakat
me kapacitetin prej 1 TB) të cilat rrotullohen në 7,200 rrotullime në
minutë. Kah fundi i vitit të kaluar kompania në shitje lëshoi edhe paksa
më të ngadalshmin Deskstar 5K4000 me kapacitet të njëjtë dhe përgjysmë
më pak memorie cache, të cilit pllakat i rrotullohen në 5,400 rpm. Disku
i paraqitur 7K4000 momentalisht është në shitje vetëm në Japoni me
çmimin prej 377 dollarë.
0 comments:
Post a Comment