Viti 2012, Kosova vazhdon avazin drejt
2.5G’s, e Shqipëria është duke ecur drejt procedurave për të futur në
funksion shërbimin 4G. Së paku kështu thuhet sipas një burimi të noa.al
pranë Zyrës së Këshillit të Ministrave të Shqipërisë.
“Ne sapo kemi lëshuar licencën e dytë 3G dhe po përgatisim kuadrin për të nxjerrë shërbimin 4G”, - deklaroi kryeministri. Dikur Shqipëria
kishte normë të penetrimit të internetit prej 4.8% (në vitin 2006), por
fal përkushtimit të Shqiprisë me programin “Shqipëria Digjitale”,
penetrimi ka arritur në normën prej 50% në vitin 2011.
“Dy vitet e ardhshme do të jenë vendimtare. Ne po përpiqemi të
sigurojmë internet me brez super të shpejtë në vend. Shqipëria ka një
penetrim të madh të telefonave celularë, më të lartë se mesatarja e
Evropës” deklaroi Kryeministri Berisha.
Në Evropë, Gjermania ka hedhur në treg shërbimin 4G përmes T-Mobile
dhe Deutsche Telekom, pjesë e së cilës është dhe AMC në Shqipëri. Kjo e
fundit sapo ka marrë licencën për shërbimin 3G dhe pritet shumë shpejt
të ecën drejt ofrimit të shërbimeve 4G.
E ART e Kosovës, nuk po bënë zë dhe postimi i fundit në kuadër të ueb
faqes së saj daton me 28 shtator 2011, kurse Shqipëria po shikon
mundësitë për sjelle të shërbimeve 4G…
0 comments:
Post a Comment