Për vite me radhë analistët kanë debatuar
nëse tabletët eventualisht do të zëvendësojnë laptopët e me gjasë sipas
një studimi të ri, konsumatorët besojnë se kështu do të ndodh.
Poll Position, që ka anketuar 1,155 votues të regjistruar në
SHBA gjatë javës që shkoi, ka gjetur se 46 për qind e të anketuarve
besojnë se tabletët eventualisht do të zëvendësojnë laptopët. Përreth 35
për qind prej këtyre theksojnë se pajisjet si Apple iPad apo Amazon
Kindle Fire nuk do të zëvendësojnë laptopët. Pothuajse 20 për qind nuk
kanë pasur ndonjë mendim në lidhje me këtë çështje.
Edhe pse në përgjithësi besohet se të rinjt do të shtyjnë fuqishëm
avancimin drejt përdorimit të tabletëve, Poll Position ka gjetur se të
vjetrit janë më shumë në dashuri me tabletët e tyre. Në mesin e tyre 18
deri në 29 vejçarët kanë qenë më skeptic në lidhje me zëvendësimin e
laptopëve, ndërsa 37 për qind e grupmoshës 30 deri në 44 vjeçar janë
shprehur me mëdyshje në këtë drejtim, dhe 30 për qind e grupmoshës prej
45 deri në 64 vjeç kanë shprehur gjithashtu dyshimet e tyre. Vetëm një
çerek i atyre mbi 65 vjeç kanë thenë se nuk do të ketë ndryshim, ndërsa
në përgjithësi shumica janë pro idesë se do të ketë zëvendësim.
Meshkujt kanë më shumë besim se femrat në atë se laptopët do të
zëvendësohen prej tabletëve, ku 53 për qind thonë se do të ndodh,
krahasuar me 39 për qind të femrave. Përveç kësaj, Poll Position ka
gjetur se një çerek i femrave nuk kanë ndonjë mendim më lidhje me këtë.
Javën që shkoi, NPD DisplaySearch ka raportuar se 72,7 milion tabletët
janë paraqitur në treg. Kjo shifër ishte tejkaluar me lehtësi nga
dërgesat e laptopëve, të cilët kanë arritur në 187,5 milion njësi, kurse
thuhet se deri në vitin 2017 dërgesat e tabletëve do të arrijnë në
383,3 milion, pike në të cilën ata presin se tabletët ende do të jenë
duke ndjekur shitjet e laptopëve, për të cilët pret të shiten 432 milion
njësi gjatë këtij viti.
0 comments:
Post a Comment